Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka paraqitur kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” gjatë seancës së mbajtur në Apelin e GJKKO-së, në kuadër të dosjes SASPAC.
Gjatë zhvillimit të seancës, Beqaj i kërkoi trupit gjykues që t’i mundësohej komunikimi me avokatin e tij pranë kafazit të sigurisë, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Kërkesa e ish-ministrit nuk u pranua, pasi gjyqtarja Miliana Muça vendosi rrëzimin e saj.
Top Channel
