Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për transmetimin e seancës në Gjykatën Administrative.
Gjykata ka vendosur lejimin e transmetimit në fillim të saj dhe në disa momente vendimi. Megjithatë, institucioni u shpreh se, gazetarët mund të jenë të pranishëm dhe të mbajnë shënime, por jo regjistrime.
“Regjistrimin dhe transmetimin e pjesshëm të seancës, në çelje dhe në pjesë të seancës kur të japë vendime. Kamerat duhet të regjistrojnë palën paditëse ose gjykatën, jo të tjerë. Gazetarët mund të jenë të pranishëm dhe të mbajnë shënime, por jo regjistrime. Kamerat të fiken dhe mos të regjistrohet”, tha gjykatësi.
