Aktivistja Sidorela Vatnikaj debatoi me deputeten e PS-së, Sara Mila për targetimin e bizneseve që mendohen se janë afër qeverisë. Ndërsa Vatnikaj u shpreh se kjo ishte një formë proteste shumë legjitime, Mila u përgjigj se kjo është një çmenduri shumë e madhe, por këtu lejohet se është një demokraci e brishtë, jo si në BE ku nuk lejohet të bullizohen bizneset online.
Debati
Rakipi: A ka një listë që targeton bizneset?
Vatnikaj: Çdo me thënë a ka një listë që targeton bizneset? Ka disa njerëz që e kanë bërë fytyrën e tyre qitës për këta protestues sepse që nga dita e parë shajnë protestuesit, denigrojnë protestën për llogari të biznesit të vet.
Rakipi: Disa gjëra duhet t’i shikoni edhe ju, Sidorela.
Vatnikaj: Në momentin kur një person vihet në shërbim 100 për qind të propagandës qeveritare për të sharë, denigruar, bullizuar protestuesit duhet thënë që është një formë proteste shumë legjitime.
Rakipi: Drejtori i policisë doli tha se do të procedohen njerëz për revjutë. Çdo të thotë kjo?
Mila: Që këtu po ndodh një çmenduri e madhe dhe po legjitimohet nën petkun e lirisë së shprehjes, kjo më nuk ka as argument kundër. Unë mund të flas për veten time se çfarë bëhet në rrjetet sociale me mallkime, fyerje, dhe se këtu është bërë deti kos, këtu është një çmenduri e madhe. Po që të shkosh dhe të atakosh bizneset shqiptare që me djersën e ballit kanë arritur të ngrejnë.
Vatnikaj: Me djersën e ballit të shqiptarëve.
Mila: Moj zonjë nuk e cakton ti me djersën e kujt, nuk e paragjykon ti, pa patur një fakt, një gjë reale, me fantazitë e tua.
Rakipi: A ndodhin fushata të tilla në botë, që të ndërhyjë policia. A procedohen njerëzit edhe në vendet e tjera?
Mila: Po mo ndodh. Ka një legjislacion të BE-së që nuk mund të lësh rivju pa qenë i pranishëm.
Vatnikaj: A ka Shqipëria legjislacion?
Mila: Në asnjë vend të BE ti nuk mundesh të bullizosh, të delegjitimosh njerëzit online. Po në Shqipëri lejohet se ka një demokraci fragile.
Vatnikaj: Kryeministri Rama nxorri një listë dhunuese, bulluese.
Rakipi: Po kush tha se ka bërë mirë?
Vatnikaj: Ku ishte drejtori i policisë për të thënë zoti kryeministër nuk mund t’i dhunosh protestuesit.
Mila: Pra këta mund të na dhunojnë ne. Protestuesit mund të bëjnë çfarë të duan, mund edhe të na na vrasin po të duan, por rri rehat se qeveria nuk ju vret, siç ju vriste dikur por këtë herë nuk ndodh.
Vatnikaj: Çdo të thotë që nuk ju vret? Kolegu juaj përpara tha se në Amerikë ju vrasin.
Mila: Ju jeni të lirë, na gjuani me miell, me vezë.
