Ish-Kreu i Krimeve të Rënda, Eugen Beci është shprehur se pyetja që duhet të ngrihet sot është se përse njerëzit e gjejnë zgjidhjen duke marrë valixhet dhe duke u larguar nga vendi.

I ftuar mbrëmë në ‘Top Story’, ai u shpreh se problemi qëndron edhe tek ata njerëz që edhe pse e Prokuroria e Posaçme po i tregon dita ditës problemet në drejtësi, shëndetësi apo arsim, ata vazhdojnë të rrinë pasiv dhe shkruan statuse në “Facebook”.

“Reforma në drejtësi tregoi që ka probleme të mëdha, dhe përditë edhe më tepër Prokuroria e Posaçme po i tregon publikut që edhe pse ata po marrin masa krimi po shtohet. Përse publiku shqiptar i përgjigjet me Aeroportin e Rinasit, marrin valixhet dhe ikin. Këto rrethet e vogla duhet ti pyesim si ka mundësi ti zotëri ke dështim në arsim, drejtësi dhe shëndetësi dhe rri në shtëpi dhe shkruan në Facebook”, u shpreh Beci. /Top Channel/