Kryetarja e bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini ishte mbrëmjen e së mërkurës në njësinë administrative Novoselë, pranë Lumit Vjosë. Mersini, e shoqëruar nga drejtuesi i policisë së qarkut Vlorë, Elidon Çela e përshkroi situatën si kritike.
Sipas Mersinit, niveli i Vjosës është 8.6 metra por shpresa e mirë është që prurjet nga Përmeti dhe Memaliaj janë në ulje, çka mund të reflektohet edhe në Vjosë. Mersin tha se nëse niveli rritet do të evakuohen edhe 6 banesa. Sipas saj deri më tani janë 13 banesa të evakuara.
Drejtuesi i policisë së Vlorës Elidon Çela siguroi qytetarët e Vlorës që strukturat e policisë janë në gatishmëri totale.



