TIRANË – Rritet sërish numri i vdekjeve nga covid19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raporton se 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona, 2 më shumë se një ditë më parë.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 6 qytetarë: katër qytetarë nga Tirana 57-76 vjeç, një qytetar nga Elbasani 66 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”

Nga ana tjetër, numri i infeksioneve ka pësuar ulje. Ministria raporton se nga 2,640 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 264 qytetarë.

“Rastet janë regjistruar në këto bashki: 133 në Tiranë, 29 në Fier, 24 në Lushnje, 16 në Durrës, 7 në Vlorë, 5 në Has, Lezhë, Gjirokastër, 4 në Kukës, 3 në Kurbin, Libohovë, Tepelenë, Kolonjë, 2 në Tropojë, Kamëz, Vorë,  Kavajë, Sarandë, Skrapar, 1 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Dibër, Mat, Mallakastër, Delvinë, Konispol, Përmet, Këlcyrë, Peqin, Librazhd, Gramsh.”

Janë  7098 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. 

Të shëruar

Janë shëruar 192  qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,982 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Tetor 2021)
Raste të reja ditore          264
Të shëruar në 24 orë       192
Të shtruar në spitale       155
Humbje jete në 24 orë    6
Testime ditore                 2,640

Testime totale              1,285,961
Raste pozitive                181,960
Raste të shëruara            171,982
Raste Aktive                     7098
Humbje jete                      2,880

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3,604
Fier                 900
Durrës            706
Shkodër         440
Elbasan          302
Gjirokastër     221
Korçë              191
Lezhë             183
Vlorë               174
Berat              171
Kukës             131
Dibër               75

Gazeta SHQIP