Kryeministri Edi Rama foli në Asamblenë e PS-së për ndikimin ekonomik si pasojë e rritjes së çmimit të naftës.
“Jemi në kushtet kur kemi një borxh dhe deficit jo vetëm nën kontroll, por goxha të ulët, që na mundëson që në momente të tilla të kemi hapësirë në dispozicion. Ndërkohë për të adresuar edhe një herë çdo diskutim legjitim dhe propozim që vjen nga rrugë të ndryshme, ne këtu në këtë fazë që nuk e di askush sa do të zgjasë, në radhë të parë kemi në vëmendje pensionistët. Nuk do të bëjmë asgjë që nuk do të shkojë për të siguruar ata së pari. Këtë duhet ta dinë të gjithë.
Nëse çmimet impaktohen pensionistët e vuajnë më shumë se të tjerët. Në anën tjetër kemi deklaruar më parë, tani jemi në një fazë të formëzuar të krijimit të një entitet shtetëror që do të ndërhyjë në tregun e naftës. Do të krijohet së shpejti, po punohet për këtë, për të marrë përsipër garantimin e rezervës shtetërore deri tek monitorimi i tregut, e patjetër edhe monitoritmin e furnizimit. Jemi në fund të një procesi që do materializuar në dy muajt në vijim… kontrabanda e naftës vijon të jetë prezente në sektore.
