Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar masa drastike pas mungesës së mbështetjes nga institucionet për përballimin e rritjes së çmimeve të karburantit.

Duke nisur nga 15 prilli, ato deklarojnë se do të reduktojnë me rreth 40% numrin e autobusëve në Tiranë dhe flotën në rrethe.

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme dhe një takimi më 1 prill 2026, operatorët lajmërojnë se nuk është marrë asnjë vendim konkret për subvencione apo lehtësime fiskale. Sipas tyre, mungon një skemë kompensimi dhe nuk ka asnjë afat për ndërhyrje nga institucionet.

Ata u bëjnë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe planifikim të udhëtimeve, duke theksuar se kjo situatë vjen si pasojë e mungesës së reagimit në kohë dhe jo nga dëshira e operatorëve.