Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se rritja e pagave do të vijojë gjatë gjithë mandatit të katërt në sektorin publik, por edhe në atë privat.

Sipas Ramës, paga minimale do arrijë 700 euro në vitin 2029 dhe për ta arritur këtë, qeveria do subvencionojë 9 muajt e parë, me 90 milionë euro edhe kostot e sigurimeve për privatin që të stimulojë rritjen.

“Rritja e pagës minimale në 500 euro, nuk do jetë rritja e fundit. Gjatë mandatit, paga minimale do arrijë 700 euro. Qeveria do subvencionojë 9 muajt e parë, me 90 milionë euro kostot e sigurimeve, edhe në sektorin privat”, kështu deklaroi kryeministri Rama.