Bashkia e Tiranës ka nisur kontrollet në tregjet e fruta-perimeve në kryeqytet në mënyrë që të shmangen abuzimet e përvitshme nga ana e tregtarëve me rastin e festave të fundvitit.
Nënkryetari i bashkisë, Petrit Vasili ka njoftuar ngritjen e një grupi pune që do të ushtrojë kontrolle nëpër tregjet e kryeqytetit që të shmangen abuzimet në dëm të konsumatorit.
Sipas Vasilit, do të ketë ndëshkime në rast të konstatimit të shkeljeve nga ana e tregtarëve, me ndërhyrjen e Task Forcës veçanërisht në tregjet e mëdha në kryeqytetit.
6 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)