Bordi i Transparencës ka njoftuar një rritje të re të çmimeve të karburanteve në treg, e cila do të hyjë në fuqi nga ora 13:00 e ditës së sotme.

Sipas vendimit të ri, çmimi i naftës do të rritet me 5 lekë për litër, duke arritur në 208 lekë, nga 203 lekë që ishte një ditë më parë. Rritja reflekton lëvizjet e tregut dhe kostot aktuale të furnizimit.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 30 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, thuhet në njoftim.