
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell këtë të martë ka qenë në Tiranë ku është takuar me kryeministrin Edi Rama.
Në fjalën e tij Borrell është shprehur se Shqipëria tashmë ika përmbushur kushtet dhe është e gatshme që të integrohet në BE dhe për këtë do të ketë mbështetjen e tij deri në fund të rrugëtimit. Ndër të tjera ai është shprehur se është e rëndësishme që Evropa të jetë e bashkuar.
“Shqipëria i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave dhe unë e mbështes punën që bëhet dhe do të mbështes ecurinë e hapjes së negociatave. Më lejoni të them se unë dhe kolegët e mirë dhe komisioneri Oliver jemi të përkushtuar që ka të bëjë me stabilitetin rajonal dhe sot më shumë se kurrë duhet që të përkrahim evropianët e bashkuar. Nuk mund të them diçka që mundtë më angazhojë mua se nuk varet prej meje por ne po bashkëpunojmë sa më shumë të jetë e mundur”, ka thënë Borrell. Ai theksoi se ka ardhur koha që të rigjallërohet procesi i zgjerimit në BE.
Sa i përket situatës së krizës, ai theksoi se lufta e Rusisë në Ukrainë ka shkaktuar ndërprerje të mëdha ekonomike dhe se kjo ka shkaktuar rritje çmimesh në të gjithë Europën. “Keni hasur probleme të mëdha, me rritje të çmimeve. Çmimet janë rritur 6 fish, unë në Spanjë paguaja si faturë 50 euro, tani paguaj 500 euro për njësi”, tha Borell.
“E di që ju keni hasur shqetësime mjaft të mëdha për rritjen e çmimeve dhe lufta ka krijuar një ndërprerje shumë të madhe në ekonominë botërore nuk janë pasojat e sanksioneve por është një proces që ka nisur me rritjen e çmimeve më parë të energjisë, naftës, gazit dhe është pasojë e varësisë që ka e gjithë bota dhe po bëhet edhe më e qartë pasi Rusia po e përdor atë si armë. kjo nuk është një çështje që ka të bëjë me sanksionet, pro pasojë e luftës dhe ndalimit të eksporteve. që na prekin të gjithëve. më lejoni ta ilustroj me një shembull, unë paguaja në Spanjë 50 euro energji dhe sot paguaj 500 euro. Nafta në Bruksel është mbi 2 euro litri. Këto pasoja do të krijojë valë shoku të mëdha tronditje në ekonominë tonë “, tha Borrell.