Pas debateve të lindura në kampin opozitar në lidhje me përcaktimin e listave për zgjedhjet e 11 majit, edhe në mazhorancë kanë nisur përçarjet e para.

Mësohet se  deputeti Nasip Naco nuk do jetë në listën e kandidateve të Beratit, pasi nuk ka pranuar të jetë në listë të hapur. Edhe deputeti Laert Duraj është tërhequr nga gara dhe nuk do jetë në listën e hapur të Gjirokastrës ndonëse ishte planifikuar.

“Vula” listës së kandidatëve do t’i jepet në orën 18:00 në mbledhjen e kryesisë, e më pas do të jenë drejtuesit politikë ata që do të bëjnë publike emrat e kandidatëve për deputetë sipas qarqeve përkatëse.