UKT ka punuar për sistemimin e rrjetit të ujit të pijshëm në tre lagje të Tiranës, duke bërë që ato të kenë linja tërësisht të reja.
“Ka përfunduar sistemimi i rrjetit të ri të kanalizimeve në rrugën “Robert Shvarc”, pranë shkollës “At Zef Pllumi”, për një shërbim sa më cilësor për banorët. Gjithashtu, është mundësuar një rrjet i ri ujësjellësi në rrugën “Petro Nini Luarasi”, pranë Shkollës së Baletit”, njofton UKT.
Këto investime do të bëjnë të mundur furnizimin me ujë të pijshëm nga tubacione të reja me materiale bashkëkohore dhe cilësi maksimale.
Ndërtimi i një lidhjeje të re me rrjetin e ujësjellësit është i rëndësishëm për të mundësuar akses dhe shërbim cilësor për të gjithë banorët e zonës.
Ndërkohë edhe në rrugën “Ali Visha” , Bashkia e Tiranës ka ndërtuar një linjë të re ujësjellësi, e cila do të ndikojë më shumë për të rritur kapacitetin dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.
20 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)