Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale lidhur me debatet e fundit rreth projektit në Zvërnec, duke vlerësuar me humor dhe ironi kreativitetin e autorëve të memeve që kanë qarkulluar në internet.
Në një postim të publikuar në Facebook, Rama shkruan se megjithëse nuk i pëlqejnë “fjalimet krra-krra-krra”, ai argëtohet me kreativitetin e memeve që janë krijuar rreth kësaj çështjeje.
“ROFTË MEMEMANIA. Që të merremi vesh se mos krijohet bindja e gabuar që mua s’më pëlqen asgjë nga ky revolucioni imagjinar i flamingove. Aq sa më ngjallin keqardhje me përzierje rropullish fjalimet krra-krra-krra, aq më argëton kreativiteti i memeve, për të cilat sinqerisht u përcjell përgëzime e falënderime autorëve”, shkruan Rama.
