Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla duket se nuk ka ndërmend të ndalë ironiztë ndaj opozitës.

Pas komenteve të përhershme për foltoren e Sali Berishës çdo të hënë, këtë herë Balla ka komentuar votat pro për anëtarësimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes”. Sot ai ka publikuar në Facebook një video të krijuar me inteligjencë artificiale, ku Sali Berisha, Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku shfaqen buzëgaz dhe në sinkroni çohen në këmbë ndërsa mbajnë në duar një pankartë ku shkruhet “Rroftë Edi Rama”.

Në përshkrimin që shoqëron videon, Balla shkruan: “Si duken krushqit sot sipas AI”, duke vijuar ironinë e tij publike ndaj opozitës.