Presidenti Emmanuel Macron zhvilloi ditën e sotme një vizitë zyrtare në vendin tonë, ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.

Macron ka mbërritur pasditen e djeshme në Tiranë, ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, teksa u prit me një ceremoni të veçantë në Pallatin e Brigadave. Por presidenti francez duket se ishte përgatitur shumë mirë për vizitën e tij të parë në Shqipëri, madje duke praktikuar edhe gjuhën shqipe. Teksa mbajti një fjalim, ai e mbylli atë duke folur në shqip.

“Edi për Shqipërinë, popullin shqiptar. Për lidhjet e ngushta e çastet e veçanta që na bashkojnë. Për Evropën që po ndërtojmë bashkë. Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare”- tha Macron, me shqipen e tij.

Macron takoi mëngjesin e sotëm edhe presidentin Bajram Begaj, me të cilin zhvilloi një takim “kokë më kokë”, ndërsa më pas, ka folur për mediat në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.