Një histori prekëse dhe rrëqethëse është bërë publike për mediat, teksa duket se gjurmët e tërmetit të 26 nëntorit nuk janë zhdukur akoma.

Prej gati 34 muajsh familja Jaku ka mbetur në dorë të Zotit e qiell të hapur ndaj dhe besojnë veç tek ai. 2 me 2 është çadra që mban brenda një familje me 7 anëtarë dhe ndahen gjithë hallet e gëzimet e pakta të familjes Jaku.

Nga kjo çadër pak ditë më parë vajza e madhe doli nuse. Lotët e një babai të rënda mjaftueshëm në ditën e dasmës së vajzës, jo se ajo po martohet por sepse ai nuk e nxorri dot nuse siç dëshironte. Lotët e një nënë që vajton vajzën se e nxorri nuse nga çadra, atje ku rrënojat i kursyen jetën dhe i dhanë një mundësi të dytë për të jetuar.

Në 26 nëntor të 2019 termeti ju shembi shtëpinë që i ra mbi koka, por fatmirësisht ju fali jetën. Më tej, i priti çadra pasi bonusi i qirasë ishte i pamjaftueshëm për të mbajtur frymën gjallë larg tokës dhe bagëtive. Martin Jaku martoi vajzën dhe ditën që duhet të gëzonte, vajtonte për fatin e saj, raporton abcnews.

Përjetim e dhimbje që kjo familje tregon për gazetaren Bora Shahini në emisionin Abc e mëngjesit. E ndërsa Lulja përsërit vazhdimisht dhimbjen që do e shoqërojë deri në vdekje, thotë se do shesë gjak vetëm që të shohë sadopak lumturi për fëmijët.

Aty bënë nuse vajzën, tek po i njëjti divan qëndruan të pandarë duke qarë në heshtje, aty kërcyen e pritën miqtë. Familjet shqiptare e kanë për traditë të bëjnë gjithçka për të pritur krushqit, për të shmangur fjalët e njerëzve. Jeta e fati i Martinit dhe Lules tashmë duken se do të vijojë larg Shqipërisë.

Ata do t’i rikthehen emigrimit pas 30 vitesh sepse s’duan që djalin dhe vajzën ta martojnë në të njëjtat kushte, se nuk mund ta lënë vajzën pa shkollë. çdo të bëjnë ata? E sigurt që nuk do të dorëzohen.