Pavarësisht lajmërimit që prej mëngjesit të kësaj të shtune për bllokimin e rrugës në aksin Librazhd–Prrenjas, qytetarët sërish kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt juglindjes.
Sikurse duket në videon e siguruar nga Top Channel, është krijuar radhë kilometrike e automjeteve, pasi rruga është bllokuar në vendin e njohur si “Arrat e Gurrës”. Rruga u mbyll pa afat, pasi rrëshqitja e dherave po rrezikonte shembjen e urës. Kreu i ARRSH-së u bëri thirrje qytetarëve ta shmangin këtë rrugë, pasi do të mbeten të bllokuar në radhë pritjeje.
Në njoftimin zyrtar, ARRSH u bën thirrje qytetarëve ta shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugën alternative Maliq–Lozhan–Moglic–Gramsh–Elbasan deri në stabilizimin e plotë të situatës.



