Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka reaguar pas rikonstruksioneve në rrugën e “Durrësit”, e cila është bërë vetëm me një sens unik.
Me një shënim në facebook, Spahiu shkruan se “Rruga e Durrësit tashmë nuk të çon në Durrës”, ndërsa shton se mungesa e transparencës së projekteve, sidomos ato urbane, është “krimi më i madh që po i bëhet Tiranës”.
“E njohur si një nga rrugët kryesore të kryeqytetit, si lidhëse me qytetin që dhe mban emrin, por dhe si rruga e parë e fillimit të bizneseve private në Shqipëri, ajo tashmë është kthyer ne një rrugicë lagjeje”, shkruan ai mes të tjerash.
Postimi i plotë:
Rruga e Durrësit tashmë nuk të çon në Durrës.
Mungesa e transparencës së projekteve, sidomos ato urbane, është krimi më i madh që po i bëhet Tiranës.
Aq më tepër në një bashki si e sotmja e cila funksionon pa asnjë mekanizëm balancimi pushteti apo minimamalisht të një debati edhe formal në Këshillin Bashkiak.
Masakra e fundit ka ndodhur me rrugën e Durrësit, tashmë e kthyer thjesht në një rrugicë.
E njohur si një nga rrugët kryesore të kryeqytetit, si lidhëse me qytetin që dhe mban emrin, por dhe si rruga e parë e fillimit të bizneseve private në Shqipëri, ajo tashmë është kthyer ne një rrugicë lagjeje.
Ndërkohë që në Tiranë janë dhënë me mijëra metër katrorë leje ndërtimi, ku pritet që qyteti të rritet me mijëra banorë e makina, rrugët ngushtohen.
Po jetojmë çdo ditë shkatërrimin e qytetit që të gjithë shqiptarët e kanë dashur, ëndërr për ta jetuar.