Më shumë se një vit më parë në aksin rrugor Elbasan Peqin, pranë fshatit Pajovë një fëmijë gjeti vdekjen teksa u përplas nga një makinë ndërkohë që ecte në trotuar.
Në rrugën ku gërshetohen lëvizjet nacionale me zonat e banuara, shkolla e shërbime të tjera rreziku mbetet i madh edhe pse pas tragjedisë para shkollës u vendosën kufizues shpejtësie.
Shkak kryesor mbetet shpejtësia tej normave.
Në këtë rrugë thuajse çdo ditë shënohen ngjarje rrugore në të cilat përgjithësisht përfshihen kalimtarë.
Teksa lëvizjet e mjeteve shtohen banorët e këtyre zonave shpresojnë në devijimin e korridorit VIII jashtë zonave të banuara si i vetmi shpëtim për jetët e tyre.
