Reshjet e shiut kanë krijuar problematika në disa njësi administrative të Bashkisë së Kukësit.

Sipas autoriteteve rrugë të bllokuara ka në 4 njësi Administrative: Zapod, Shishtavec, Topojan dhe Malzi.

Ndërkohë nga reshjet janë dëmtuar edhe disa ura, konkretisht ura e fshatit Orgjoc dhe ura në lagjen Drazh të njësisë administrative Bushtricë.

Moti i keq ka sjellë preobleme në banesa të disa qytetarëve. Në fshatin Malqene të njësisë Ujmisht rrezikohet banesa e shtetasit Istref Hoxha nga rrëshqitja e një shpati, në njësinë Surroj si rezultat i erës së fort gjatë mbrëmjes së djeshme është zbuluar dhe dëmtuar banesa e shtetasit Riza Lusha. Ndërsa në Njësinë Administrative Bujan, në fshatin Gri, është evidentuar një rast problematik në një familje me 4 anëtarë. Sipas raportimeve, sa herë që ka reshje shiu, në njërën nga dhomat e banesës buron ujë nga nëntoka.

Njoftimi i plotë i Bahskisë Kukës:

Si rezultat i reshjeve situata në territorin e Bashkisë Kukës është si vijon: Rrugët të bllokuara janë në njësinë administrative Zapod, njësinë Shishtavec, njësinë Topojan dhe Malzi.

Ura të dëmtuara janë: Ura e Fshatit Orgjoc dhe ura në lagjen Drazh të njësisë administrative Bushtricë.

Rrëshqitje dhe inerte në rrugë ka në shumë njësi por më problem është në fshatin Malqene të njësisë Ujmisht ku rrezikohet banesa e shtetasit Istref Hoxha nga rrëshqitja e shpatit. Gjithashtu dhe shkarja e një masivi shkëmbinjsh dhe inertesh tek ura e Koloshit së njësisë Zapod ku po punohet aktualisht.

Në njësinë Surroj si rezultat i erës së fort gjatë mbrëmjes së djeshme është zbuluar dhe dëmtuar banesa e shtetasit Riza Lusha.

Në Njësinë Administrative Bujan, në fshatin Gri, është evidentuar një rast problematik në një familje me 4 anëtarë. Sipas raportimeve, sa herë që ka reshje shiu, në njërën nga dhomat e banesës buron ujë nga nëntoka, si pasojë e mundshme e ndonjë damar uji, dhe jo nga çatia apo muret e banesës. Ky fenomen shkakton lagështi dhe prezencë uji brenda ambienteve të banesës, duke krijuar vështirësi për familjen.

Rasti është marrë në evidencë dhe do të vlerësohet nga strukturat përgjegjëse për të përcaktuar masat e nevojshme në vijimësi.

Top Channel