100 vjet shtet
Drejtoria e Policisë Tiranë, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së veprimtarive që do të zhvillohen në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, ka hartuar një plan të posaçëm, ku janë përcaktuar masa të detajuara dhe një sërë detyrash konkrete.
Në kuadër të masave, ditën e nesërme, më datë 28 Nëntor 2012, nga Bashkia e Tiranës do të organizohen një sërë aktivitetesh, si dhe në sheshin “Skënderbej” do të zhvillohet Parada Ushtarake në segmentin rrugor sheshi “Rilindja”, përgjatë Rrugës së Durrësit deri te sheshi “Skënderbej” në intervalin kohor ora 10:00 deri në orën 18:00.
Sot nga ora 18:00 deri në 22:00 do bëhet bllokimi i lëvizjes së mjeteve dhe nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në segmentin rrugor nga kryqëzimi i bulevardit “Dëshmoret e Kombit” me bulevardin “Bajram Curri” (nga Ura e Madhe e Lanës) deri në sheshin “Nënë Tereza” (për koncertin përmbyllës në sheshin “Nënë Tereza”).
Policia e kryeqytetit kërkon nga qytetarët kufizimin sa më shumë të jetë e mundur të qarkullimit të automjeteve gjatë këtyre ditëve festive.
Do të bëhet bllokimi dhe kufizimi i lëvizjes së mjeteve në segmentet e rrugëve si më poshtë:
• Nuk do të lejohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve nga sheshi “Rilindja” deri te sheshi “Skënderbej”.
• Do të bëhet bllokimi e lëvizjes së mjeteve dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në segmentin rrugor të rrugës “Bardhok Biba”.
• Do të bëhet bllokimi e lëvizjes së mjeteve dhe nuk do të lejohet parkimi i tyre në segmentin rrugor të rrugës “Urani Pano”.
• Do të bëhet bllokimi i lëvizjes së mjeteve në segmentin rrugor nga kryqëzimi i Rrugës së Barrikadave me Rrugën e Dibrës, deri te sheshi “Skënderbej”.
• Do të bllokohet lëvizja e mjeteve në segmentin rrugor nga kryqëzimi i rrugës “Luigj Gurakuqi” me Rrugën e Barrikadave (te kryqëzimi i 9-katësheve), deri te sheshi “Skënderbej”.
• Do të bllokohet lëvizja e automjeteve në segmentin rrugor kryqëzimi i bulevardit “Zogu i Parë” me rrugën “Fortuzi” deri te sheshi “Skënderbej”.
• Do të bllokohet segmenti rrugor nga kryqëzimi i bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Ministrinë e Mbrojtjes deri në sheshin “Skënderbej”.
• Po ashtu, do të bllokohet segmenti rrugor nga kryqëzimi i Rrugës së Kavajës me rrugën “Kont Urani” deri në sheshin “Skënderbej”.
• Do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Bashkia Tiranë
Aktivitetet nisin nga ora 10:00-14:00
Rruga “Murat Toptani”:
• Panairi “Blej produkte shqiptare”
• Koncert me këngë të muzikës së lehtë dhe popullore
Eranda Libohova, Eni Koçi, Ardian Trebicka, Soni Malaj, Redon Makashi, Greta Koçi, Elton Deda, Valon Shehu, Mentor Haziri, Elhaida Dani, Bojken Lako, Alban Skënderaj
• Ekspozita “100 vjet Tirana” – (trotuari i GKA).
Lulishtja te parku “Rinia” (te Shatërvani)- Këndi i fëmijëve.
• Telajo për pikturën me temë “100 vjet Pavarësi – Shqipëria ime” (12 m*1.5 m)
• Koncert për fëmijë (Qendra Kombëtare për Fëmijë, Shkolla e Baletit, Liceu Artistik etj.)
• Teatër për fëmijë (Teatri i Kukullave)
• Animatorë (lojëra, pikturim në fytyrë, tullumbace)
• Foto point me personazhe të Pavarësisë
Lulishtja “Tre Vëllezërit Frashëri”:
• Koncert për të rinj (Akademia e Hollivudit, Liceu Artistik, Shkolla e Baletit)
Ura te rruga “Ibrahim Rugova”:
• Performancë e Cirkut, Rr. “Ismail Qemali” (pedonale)
• Ekspozitë pikture, telajo, teatër rruge, performanca me vegla muzikore nga Akademia e Arteve dhe Teatri i Metropolit
Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”:
• Foto point me personazhe historike
• Rreth 100 animatorë të veshur me veshje popullore e personazhe të lidhura me festën, që shpërndajnë flamuj të vegjël dhe organizojnë lojëra
Te sheshi “Skënderbej”:
• Ceremonia e prerjes së Tortës (TKOB)
• Hedhja e parashutistëve të Red Bull me Flamurin Kombëtar
Ministria e Kulturës
Ora 10.00 Hapja zyrtare e ceremonisë së kremtimit të 100- vjetorit të Pavarësisë
• Homazhe në Monumentin e Pavarësisë dhe vendosje kurorash mbi varrin e Ismail Qemalit
• Ora 13:00 Ceremonia e vendosjes së kurorave dhe nderimit pranë monumentit “Nënë Shqipëri”
• Ora 14:00 Dreka zyrtare e ofruar nga Kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha dhe ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti
• Ora 14:30 Koncert i madh me pjesëmarrjen e grupeve folklorike nga të gjitha trevat shqipfolëse. Sheshi “Skënderbej”
• Ora 15:30 Parada e Forcave të Armatosura. Sheshi “Skënderbej”
• Ora 18:00 Përurimi i Monumentit të Pavarësisë. Parku “Rinia”
• Ora 18:30 Koncerti Jubilar në Pallatin e Kongreseve
• Ora 19:45 Koncert përmbyllës me pjesëmarrjen e këngëtares Rita Ora dhe artistë të tjerë shqiptarë. Sheshi “Nënë Tereza”
• Ora 20:30 Darka zyrtare në Pallatin e Brigadave, ofruar nga Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani