Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, reagoi pas ankesës së një qytetari për moszbatimin e premtimeve për lirimin e hapësirave publike në rrugën “Mustafa Matohiti”, e njohur si rruga e “Salës”.

Ai njoftoi se në këtë zonë do të ndërmerren veprime për heqjen e tendave dhe strukturave që kanë zaptuar hapësirat publike.

Që prej korrikut, qeveria ka nisur një aksion kombëtar për prishjen e strukturave të biznesit që zënë hapësira publike, në kuadër të planit të kryeministrit Edi Rama për çlirimin e hapësirave në qytete.

“O deputet, po këtu ke rrugën Mustafa Matohiti, rugica e Salës, pse nuk e lironi hapësirën publike? Vetëm për ne në komunë folën me na i prish, ti nuk e bën. Na shif vetë, s’është prekur asgjë e askujt. Ilir, rrofsh për videon. Bëj durim, do çlirohet çdo centimetër, kështu na kanë thënë”, shprehet Braçe.