Detaje të reja janë mësuar në lidhje me krimet e bëra dhe ato të mbetura në tentativë nga bandat shqiptare. Mësohet se për kokën e Endrit Dokles, ish-anëtarit të bandës së Durrësit , s’ka qenë i interesuar vetëm Ervis Martinaj, i cili ofroi tek Nuredin Dumani 500 mijë euro në këmbim të vrasjes.
Për të vrarë Doklen është edhe një tjetër person i njohur në botën e krimit në Fier, Renato Saliu, i njohur ndryshe si “Renato Çami”.
Sipas një ballafaqimi të bërë në muajin Mars 2023, mes bashkëpuntorit të SPAK, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, Dumani përmend Renato Çamin, si person që kërkonte jo vetëm eleminimin e Dokles por dhe të mikut të tij, Arben Isufaj alias “Ben Qimja”.
”…kam diçka për të shtuar që se kam thënë më përpara. Doja të flisja për një çështje që nuk është diskutuar fare më parë. Teksa flisja një ditë me Henrik Hoxhaj, më ka dërguar në aplikacionin “Matrix” fotografi me screnshoot të bisedave që Henrik Hoxhaj, fliste me një person që quhet Renato Çami, i cili interesohej në lidhje me vrasjen e “Ben Qimes” dhe Endrit Dokles. Personi jepte 1 milion e 200 mijë euro për vrasjen e këtyre dy personave…”-ka treguar i penduari Nuredin Dumani.
Gjatë ballafaqimit në ambjentet e SPAK, ky rrëfim u Dumanit është hedhur poshët nga Henrik Hoxhaj, i cili ka shtuar se:
”…unë nuk e pranoj këtë që sapo tha Nuredin Dumani. Unë nuk kam biseduar asnjëherë me të, për këto emra që nflet…”.
