Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar sot në emisionin “Breaking” në Top News, ku foli në lidhje me zhvillimet e fundit politike teksa jemi në prag të shpalljes së qeverisë së re.
Ngjela deklaroi se kryeministri është i favorizuar për shkak se opozita nuk ka vota. Sipas Ngjelës, frika më e madhe e Ramës do të ishte reformimi i PD-së, për shka se do forcohej. Megjithatë, avokati shtoi se shenjat tregojnë që PD nuk po shkon drejt reformimit.
“Gjendjen e PD sot, Rama e ka në favor sepse opozita nuk ka vota. Frika më e madhe e Ramës sot është tek reforma në Partinë Demokratike. Frikë tjetër nuk ka ai. Por a mund të ketë një reformë në Partinë Demokratike? Shenjat janë që jo, sepse në krye është një absolut. Nuk mund të jesh kryeministër në Shqipëri duke qenë ‘non grata’ në Amerikë. Faji që Rama është akoma në pushtet është i PD-së që nuk dinë të bëjnë reformë. Defekti i demokracisë sonë është që PD nuk është mirë. Dhe Rama këtë do, që PD të jetë në këto nivele.”- tha avokati.