Në pallatin presidencial t Rumanisë, është nderuar një prej udhëheqësve të shekullit 19 të këtij shteti, i cili kishte rrënjë shqiptaret. Lajmin e bën të ditur Taulant Balla në një postim në faqen e tij.

umania ka nderuar sot në Pallatin Presidencial princin shqiptar Grigore Alexandru Ghica (1807–1857) – një ndër udhëheqësit më reformatorë dhe me shpirt europian në historinë e vendit mik.

Grigore Alexandru Ghica ishte pinjoll i familjes së madhe shqiptare Gjika, ishte Princ i Moldavisë dhe një prej personaliteteve më të ndritura të historisë rumune. Ai mishëroi më së miri idealet tona kombëtare të lirisë, humanizmit dhe përparimit kombëtar. Gjatë udhëheqjes së tij (1849–1853 dhe 1854–1856), Grigore Alexandru Ghica u dallua për reformat e guximshme: shfuqizimin e robërisë së romëve, një akt historik human dhe emancipues; mbështetjen për arsim, kulturë dhe institucione moderne; dhe vizionin për bashkimin e principatave rumune, që çoi drejt krijimit të Rumanisë moderne. i ndriçuar nga ide europiane dhe fryma e barazisë, ai mbetet një shembull i lidhjeve të thella historike midis Shqipërisë dhe Rumanisë, si dhe i përpjekjes për ndërtimin e një shoqërie të drejtë e të bashkuar. Institucionet përgjegjëse shqiptare, përfshirë Muzeun Kombëtar, Akademinë e Shkencave etj., duhet të bëjnë më shumë në njohjen e publikut me personalitete të tilla të diasporës shqiptare ndër shekuj.