Në 30-vjeçar rus ka qëlluar për vdekje pesë kolegë të tij, ndërsa ishte krejtësisht i dehur dhe në gjendje të rënduar psikologjike, Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë ditës së sotme në Moskë, ndërsa burri, që është identifikuar si Dmitri Vinogradov, kishte qenë i armatosur me dy armë gjysmë automatike.
Ai shkoi në një kompani farmaceutike, ku punonte si avokat, dhe qëlloi me armë tre burra dhe dy gra, kolegë të tij të punës. Sipas policisë së Moskës 30 vjeçari ishte braktisur nga e dashura dhe pas kësaj kishte vazhduar të dehej me pije alkoolike.
Raportohet se vajza kishte punuar në kompaninë në fjalë, dhe nuk dihet ende nëse ishte në mesin e viktimave.
I dyshuari, pak para aktit, kishte postuar një mesazh në internet, ku thuhej: “E urrej njerëzimin dhe jetën. E shoh vetëm një mënyrë për të arsyetuar: Të vras sa më shumë njerëz që është e mundur”.
7 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)