Një paralajmërim i fortë i CIA-s për Evropën! Rusia dyshohet se po përgatit sulme me dronë të nisur nga anije tregtare në Mesdhe.
Sipas të përditshmes spanjolle El Mundo, Spanja, Franca dhe Italia mund të jenë objektivat e mundshëm të një skenari të tillë. Dronët e tipit “Gerbera” dyshohet se do të transportoheshin të fshehur në kontejnerë dhe do të lëshoheshin nga ujërat ndërkombëtare drejt brigjeve evropiane.
Bëhet fjalë për dronë me një hapje krahësh prej rreth 2,5 metrash dhe rreze veprimi deri në 600 kilometra.
Raporti i El Mundo bazohet në dëshminë e një burimi anonim nga inteligjenca lituaneze, ndërsa informacioni nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.
Paralajmërimi vjen në një periudhë tensioni të shtuar në Evropë, pas një serie incidentesh me dronë dhe akuzash për sabotazh e luftë hibride të lidhura me Rusinë.
Ndërkohë, edhe Austria ka rritur gatishmërinë, duke zhvilluar një stërvitje të posaçme kundër kërcënimeve nga dronët.
