Një sulm me raketa ruse ka goditur infrastrukturën portuale në rajonin e Odesës, duke shkaktuar vdekjen e shtatë personave dhe plagosjen e 15 të tjerëve, bënë të ditur autoritetet ukrainase. Guvernatori Oleg Kiper konfirmoi se objektivat e sulmit ishin struktura kritike portuale, ndërsa zëvendëskryeministri Oleksiy Kuleba njoftoi se sulmi u krye me raketa balistike dhe se të plagosurit po marrin ndihmën e parë.
Sulmi vjen disa orë pasi Ukraina njoftoi se kishte goditur për herë të parë një cisternë ruse nafte në ujërat neutrale të Mesdheut, mes Kretës dhe Libisë. Sipas burimeve të sigurisë ukrainase, cisterna dyshohet se përdorej për të anashkaluar sanksionet ndërkombëtare.
Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se Moska do të përgjigjet me sulme më të fuqishme, duke sinjalizuar një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.
