Rusia është bërë zyrtarisht anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), pas shumë vite negociatash.


Me pranimin formal të saj, Rusia bëhet vendi i 156-të, që bashkohet me trupin që përcakton rregullat globale të tregtisë dhe zbaton marrëveshjet e tregtisë. Deri më tani, Rusia ishte ekonomia më e madhe në botë që nuk ishte anëtare e OBT-së.


Anëtarësimi i Rusisë u bë zyrtar 30 ditë pasi ky veprim u mbështet zyrtarisht nga të dy dhomat e parlamentit dhe qeverisë. Pavarësisht anëtarësimit të Moskës, rregullat e OBT-së nuk do të aplikohen ende në lidhjet tregtare mes Rusisë e Shteteve e Bashkuara, ekonomisë më të madhe në botë, dhe në fuqi vazhdojnë të mbesin marrëveshjet dypalëshe.


SHBA vazhdon ta mbajë në fuqi amendamentin e vitit 1974 “Jackson-Vanik”, i cili përdorte barriera tregtare për t’i bërë presion Bashkimit Sovjetik lidhur me çështjen e të drejtave të njeriut.


22 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)