Vazhdon seanca gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese për ankimin e shkarkimit nga detyra të Erion Veliajt.
Këshilli i ministrave drejtoi pyetjen ish-kryebashkiakut lidhur me delegimin e detyrës dikujt tjetër. Veliaj u përgjigj duke e krahasuar me “kolegun” e tij socialist kryebashkiakun e Tropojës që qëndroi në arrest shtëpie për 11 muaj.
Pyetja: Sa e ligjshme është delegimi i detyrave në mungesë?
“Besoj se këtë pyetje duhet t’ia bëni edhe qytetarëve të Tropojës. Ky trajtim specifikon vetëm një individ, që nuk më duket normal. Nëse nuk po e drejtoni këtë pyetje as atyre të Tropojës, atëherë po bëni diferencime. Përderisa nuk ju shqetëson delegimi i kryetarit të Bashkisë së Tropojës, nuk ka arsye që të shqetësoheni për situatën time.”, tha Veliaj.
