Bojkoti i avokatëve është kthyer në temë diskutimi ditën e sotme në emisionin “Breaking”, në Top News.
Eksperti i sigurisë Faik Basha ka debatuar me avokatin Kujtim Cakrani, në lidhje me këtë bojkot. Sipas Bashës, bojkoti nuk është i drejtë sepse sipas tij, në këtë mënyrë po goditet shteti. Ai bërë një krahasim me policinë e shtetit, duke thënë se edhe pse shumë efektivë janë vrarën ë krye të detyrës, ata sërish nuk kanë bojkotuar punën e tyre.
Avokati Cakrani u shpreh i indinjuar nga këto deklarata duke thënë se nuk mund të bëhet krahasim mes punës se policisë dhe avokatëve, teksa shtoi se ky bojkot do e sjellë “në shina” drejtësinë në Shqipëri.
Pjesë nga debati:
Basha: Sa i përket bojkotit të avokatëve, unë dua të bëj një krahasim. Sa efektivë policie kanë ndërruar jetë në krye të detyrës, duke u përballur me krimin dhe nuk e kanë bojkotuar një ditë punën. Tani avokatët, për një koleg që ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur lënë gjithë punën. Nuk është aspak i drejtë bojkoti sepse nëse të gjithë e lëmë punën, çfarë ndodh me shtetin pastaj?
Cakrani: Nuk mund të thuash që nuk është i drejtë bojkoti.
Basha: Zotëri nuk më ndalon dot të flas. Më jep argumentin se përse bojkoti është i drejtë. Unë ta argumentova përse mendoj kështu.
Cakrani: Ti nuk e kupton se çfarë po ndodh. Më mirë të heshtësh.
Baha: Jo nuk mund të hesht, para vështirësive kemi qenë të gjithë por nuk e kam menduar të protestoj e të bojkotoj.
Cakrani: Mos krahaso policinë me avokatët.
Basha: Nëse ndodh edhe gjëja më e vogël ne avokatët shkojmë në bojkot një muaj. Kjo është të bojkotosh shtetit, ta godasësh shtetin.
Cakrani: Çfarë i ke këto llafe more? Nuk flitet kështu? Si të arrestohet një avokat në sallën e gjyqit për fjalën e lirë? Si të mos bëhet bojkot?
Basha: Duhet të jemi pak të duruar se po vritet njerëz për një kafe meqë nuk kanë durim…
Cakrani: Çfarë lidhje ka kjo? Po i bën lavazh qeverisë dhe policisë. Bojkoti e sjell drejtësinë në shinat e ligjit.
Basha: Jo, duhet të jemi të duruar sepse ju pa dalë ende vendimi i gjykatës për këtë avokat, nisët bojkotin.
Cakrani: Prokurori nuk duhet të ketë një tagër mbi palët apo dhe avokatin. Në vend që të jeni me avokatit ju mereni me vërejtje.
Basha: Në sistemin e drejtësisë ka vend dhe për prokurorin, edhe për avokatin, edhe për gjyqtarin.


