
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama tha se rritja e pagave për mësuesit e sistemit parauniversitar do të jetë 15%.
-Në sistemin arsimor, paga mesatare është 65.800 lekë, me rritjen 15% (6.300 lekë) shkon në 72.100 lekë në 2021.
Paga mesatare bruto e mësuesve është 68.800 lekë, me rritjen 15% (6.750 lekë) shkon në 75.550 në 2021.
-Pagat e mësuesve të shkollave 9-vjeçare nga 2013 në 2021 janë rritur me 21.6%, ato të shkollave të mesme me 21.3%.
Shqipëria krahasuar me Rajonin
Krahasuar me vendet e rajonit, konkretisht Maqedoninë e Veriut, në arsim dhe shëndetësi flasim për një diferencë shumë të vogël me këtë rritje të realizuar në 2021.
Arsim
Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut-54.676 lekë (2020)
Rroga mesatare në Shqipëri- 60.758 lekë (2021)