Kristian Boçi ka reaguar për herë të parë pasi Prokuroria e Tiranës i sekuestroi pasurinë me vlerë 50 milionë euro.

Në një postim në Instagram, Boçi shprehet se për 47 vite ka bërë gjithçka që ka mundur për ata persona që nuk kanë dhe po ashtu, se nuk i ka hyrë kurrë në hak vendit të tij me vjedhje, krime, apo me diçka që cënon ligjin. teksa shfaqet edhe si besimtar.

“Zoti nuk na sjell rastësisht në një Komb. Për 47 vite i kam dhënë më të mirën time, kam ndarë dhe kafshatën e fundit me atë që s’ka. Kurrë s’i kam hyrë në hak vendit tim, as me vjedhje, as me tendera, as me krime, as me poste, as një lloj gjëje që cënon ligjin e vendit tim. E dua Zotin dhe ai thotë respekto ligjin dhe ashtu të respektoj unë ty. Jam kalimtar, në këtë jetë do testohemi me të mirën dhe të keqen me u përballë. Zoti e bekoftë vendin tim dhe për sa të jetoj do bëj veç mirë”- shkruan Boçi.