Kushëriri i Pajtim Krasniqit i cili ndërroi jetë në ngjarjen e rëndë që ndodhi në Florida zbuloi detaje në emisionin “Shqipëria Live”.
Sipas tij 27-vjeçarja Sabrina Krasniqi vrau bashkëshortin e saj në banesën e tyre në Miami pasi ai i zbuloi tradhtinë dhe i kërkoi divorcin.
“Ngjarjen e kam marrë vesh nga shoku i tij, pastaj kam marrë dhe konfirmimin nga policia, teksa isha duke u kthyer në Kosovë, pasi isha për pushime me Pajtimin dhe vëllain e tij.
Ata nuk kanë pasur konflikte më herët. Gjithçka ka nisur në orën 11:00, kur kanë telefonuar vëllain e Pajtimit dhe i kanë treguar për disa parregullsi që Pajtimi ka hasur në banesën e tij në Las Vegas. Çifti kishin bashkë 12 vite, teksa prej 4 vitesh ishin të martuar. Ai nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim për bashkëshorten e tij, përkundrazi, më kishte thënë që ishte shumë i lumtur, që nuk e kishte vetëm bashkëshorte, por edhe shoqe të jetës. Ai më kishte thënë se po të kishte mundësi do e ngrinte kohën që të jetonte gjithmonë siç kishte jetuar në 3 vitet e fundit. Në atë shtëpi jetonin prej dy vitesh.
Versioni që dinte vëllai i Pajtimit ishte se në shtëpi Pajtim ika vënë re disa parregullsi, nga të cilat më pas ka kuptuar se gruaja e tij e tradhtonte. Në këtë moment, me gjakftohtësi i ka thënë se gjithçka është ok, por mes nesh mbaroi këtu. Kur ajo e ka kuptuar që Pajtimi nuk kthehet mbrapa nga ky vendim, ajo ka bërë atë veprim të rëndë, duke marrë armën dhe duke e qëlluar.” tha Egzon Hyseni për emisionin “Shqipëria Live”.




