Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë nga Prokuroria e Posaçme ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ish-kryeministri ka zbuluar shënimin që u la oficerëve të policisë gjyqësore.
“Unë lashë aty Altin Troplinit është kjo që vijon “Altin Troplini me mbrojtjen që u bën karteleve të drogës në Shqipëri, krimeve zgjedhore dhe krimeve të rënda mjedisore, këto dy të fundit fund e krye qeveritare, dëshmon se pas Ramaduros është defakto përgjegjësi kryesore, delinkuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri”. Kjo u la në këtë prokurori”, tha Berisha.
