TIRANË – Sali Berisha është i bindur se do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Deklaratën e fortë, ish-kryeministri e bëri gjatë një konferencë për mediat, ku njoftoi se ka gati 4200 firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Edhe pse nuk dihet nëse do zgjidhet në krye të PD-së, Berisha deklaroi para simpatizantëve të tij, se dokumenti për dorëzimin e firmave është mëi rëndësishmi në pluralizimin shqiptar.

Krah ish-kryeministrit ishte dhe Floriana Garo, të cilën Berisha e emëroi drejtoreshë të Komunikimit të “Foltores”.

“Dua të sjell para jush dokumentin më të rëndësishëm në historinë e pluralizmit shqiptar pas rrëzimit të komunizmit. Kam kënaqësinë të paraqes para jush drejtoreshën e komunikimit të kësaj nisme historike, që ka për synim rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Fitoren e PD-së dhe rikthimin e Sali Berishës si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë. Të gjitha këto me vullnetin e shqiptarëve. Kam kënaqësinë t’iu prezantoj Floriana Garon. Një studente e shkëlqyer dhe konklurrente e suksesshme në garat e bukurisë. Floriana në jetën e saj ka të rregjistruara një sëri sukssesshëm”, tha Sali Berisha.

Në tryezën e tavolinës, Berisha mbante 4,200 firmat e mbledhura për të thirrur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, të cilat pritet të dërgohen në selinë blu.

Të pranishëm në sallë në mbështetje të kryeministrit janë Flamur Noka, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Arben Ristani, Oerd Bylykbashi, Aldo Bumçi, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja./Gazeta SHQIP