Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka kërkuar kryeparlamentarit Niko Peleshit të zhvillojë mocionin me debat të kërkuar nga opozita ndaj tij.
Më tej, Berisha nuk i ka kursyer dhe kërcënimet teksa e paralajmëroi Peleshin se do përfundojë si ish-kryebashkiaku Erion Vleiaj.
“Qëndrojmë të vendosur që në Parlament të bëjmë çdo përpjekje për të paraqitur alternativën tonë, dhe i them atij Peleshit, mos e shty më mocionin ndaj teje, se do ta kesh njëlloj siç pati Erioni protestën, zgjidhe mirë’. Opozita nuk tërhiqet në të drejtat e vet Kushtetuese.
Edhe Erioni u përpoq ta dekurajonte protestën, por kot. Tani i them Peleshit ‘o respekto të drejtat kushtetuese të opozitës, ose do të jesh Erioni biss, por më keq, se ai nuk rrinte, ia mbathte nuk rrinte në Bashki kur rrethohej, kurse t’i s’ke ku shkon do të jesh aty, do të kërkojmë llogari gjer më 1.
Bëje mocionin, votat i ke, nxirr mësime, se ne s’kemi vota, ndryshe do të kesh çdo javë një mocion derisa të zbatosh rregulloren, gjer sa të dorëzosh Olta Xhaçkën në Kushtetuese, është krim në vazhdim. Olta Xhaçka është krim në vazhdim në Parlament, këta s’kanë Kushtetutë.”- tha Berisha.