Pak pas vendimit të DASH për të shpallur “non-grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, për akuzën e korrupsionit, kryeministri Edi Rama ka postuar diçka në Facebook.

Kreu i qeverisë nuk ka preferuar ende të komentojë vendimin e SHBA, por flet mbi efektet që po japin Moratoriumet e Pyjeve e të Gjuetisë

Shefi i qeverisë ka publikuar foto të shpendit të rrallë që u gjet për herë të parë në vendin tonë.

“Shqipëria, falë edhe Moratoriumeve të Pyjeve e të Gjuetisë, si edhe qasjes së re tërësore ndaj mjedisit, po ripërtërihet.

Tanimë ajo konsiderohet një qendër e preferuar e Shpendëve të Rrallë dhe për herë të parë kërkuesit kanë hasur çiftin e qyqes me çafkë në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë ku ka lëshuar vezë, duke shtuar familjen e larmishme të shpendëve në këtë vend të bekuar”- shkruan Rama teksa poston fotot. 

Gjithsesi, shpalljen “non grata” të Berishës Rama e paralajmëroi 2 vjet më parë.