Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe përgatitje për protesta, duke theksuar se një qeveri teknik nuk mund të imponohen pa një presion të fuqishëm qytetar.

Në një konferencë me gazetarët, ai tha se kërkesa për qeveri teknike ekziston, por nënvizoi se pa një mobilizim masa në rrugë dhe sheshe një qeveri e tillë nuk do të formohet.

“Qeverinë teknike nuk ta krijon kush nëse nuk e krijon vetë, po nuk e imponove vetë. Prandaj shqiptarët nëse duan të votojnë të lirë të përgatitemi për betejën tonë, për protestën tonë për votën e lirë. Qeveri teknik ne kërkojmë, por të jeni të sigurt se pa zërin tonë të fuqishëm në rrugët dhe sheshet e këtij vendi ajo nuk krijohet. Ne duhet të ngrihemi dhe do ngrihemi. Kjo nuk ka diskutim”, tha kreu i PD-se.