Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë në SPAK.
Prania e tij lidhet me zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, e vendosur nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm. Vendimi detyron Berishën që të paraqitet dy herë në muaj, konkretisht të hënën e parë dhe të tretë.
Pas daljes nga SPAK, Berisha u ndal për një prononcim para gazetarëve, duke theksuar se procesi ndaj tij është një çështje parimi dhe jo personale.
“Do ta vazhdoj gjykimin, është procedurë. S’ka të bëjë me individët. Është çështje parimi. Një njeri, Edi Rama, pas largimit të PD nga Parlamenti, ka vendosur në ligje një nen antikushtetues. Përpjekja ime është rivendosja e standardeve ndërkombëtare”, u shpreh ai.
