Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”.

Pasi doli nga godina e SPAK, Berisha edhe këtë herë nuk i kurseu akuzat ndaj Altin Dumanit, i icli është në përfundim të mandatit si kryeprokurori , e po ashtu gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjokës, e cila po shqyrton çështjen ndaj tij.

Ndër të tjera, Berisha ka komentuar edhe incidentin e bërë publik nga kryeministri Edi Rama me disa hetues të BKH-së. Sipas Berishës, kryeministri e ka mbajtur të fshehtë për 20 ditë këtë ngjarje dhe e bëri publike vetëm pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi vendimi ne SPAK ndaj ministres Belinda Balluku.

“Hetuesit e BKH-së tani do pajisen me patllake dërrase, nuk do ketë më patllake të vërteta se na e tmerruan kryeministrin. Kishte mbajtur të fshehtë mbi 20 ditë shkuarjen e agjentëve të BKH në Kryeministri me patllake. Rama i tmerruar e mbajti të fshehtë dhe e nxori të nesërmen e vendimit antikushtetueses. Kjo i dha zemër Ramës. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbyllet çdo mundësi të hetohen ministra. Ai mori garanci për këtë. Nëse nuk ka pezullim, imunitetin dhe arrestimin nuk e lejon kurrë. Ajo masë që u kishte ngel në duar Prokurorisë, ishte pezullimi në rastin e ministrave dhe këtë pasi parti Gjykata Kushtetuese deri në tjegulla e bllokoi. Një akt si ky nuk ka ndodhur”, tha ai.