Myslym Murrizi ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ku komentoi protestën e 22 dhjetorit të thirrur nga PD dhe lëvizjet politike të Ervin Salianjit.

Ish-deputeti i PD-së, u shpreh se do të marrë pjesë në protestën e së hënës, ndërsa për u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë. Në lidhje me Salianjin, ai u shpreh se është kundër përjashtimit të tij, ndërsa bëri me dije seë do të votojë kundër.

Pjesë nga intervista:

Sidorela Gjoni: Ju do të shkoni në protestë?

Murrizi: Po, patjetër! S’kam munguar në asnjë protestë. Çdo shqiptar duhet të dalë në protestë për veten, jo për të kënaqur Hysenin apo Hasanin. Nuk e di nga e morën mediat lajmin ‘përjashtohet Salianji’. Në statutin e PD nuk ka përjashtim për të anëtarësuarit në PD. Nëse do ketë diskutimi të tillë, unë jam kundër dhe do të votoj kundër përjashtimit të një personi që ka dhënë kontribut në PD. Nga të gjithë këta sot, përfshirë edhe Salianjin që ka qenë pjesë e stafit, janë gëzuar shumë kur kanë përjashtuar Murrizin në 2019. Jam përjashtuar 2-3 herë, mua s’ma ndjen fare. Përjashtimi është nocion komunist. Besoj që edhe anëtarë të tjerë të Këshillit Kombëtar nuk do të jenë manekinë për të çuar dorë në një gjë që e dëmton PD-në. Unë nuk i përkas asnjë grupi brenda PD. Foltoret janë shndërruar në Faltore, apo Telalltore. Skam kohë të tepërt të dëgjoj njerëz që në monotonie e tyre të bezdisin ti dëgjosh në gosti, sesa ti dëgjoj në Foltore. Protestë po, foltore jo.