Ish-deputeti Ervin Salianji ka deklaruar se mbledhja e Kryesisë sot zhvendosi fokusin nga protesta.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Salianji u shpreh se vendimarrja e PD-së ishte e paqartë në disa situata dhe përgjegjësia për këtë duhet të bjerë mbi Flamur Nokën.

“Jam i keqardhur që mbledhja e Kryesisë e zhvendosi fokusin nga protesta. Kishte mendime të ndryshme. Do eci përpara, çdo ndryshim nuk vjen pa sakrifica.

Çdo akuze do t’i përgjigjemi me fakte konkrete dhe me emra konkretë. Vendimmarrja e PD e cila ishte e paqartë në mjaft situata e bën përgjegjës Flamur Nokën.

Kur u zgjodh Bamir Topi president, në momentin që 6 deputetë të PS votuan, pati dorëheqje të menjëhershme. Nuk mund të rrimë peng i interesave… Po bëj përgjegjës drejtuesit e PD për paqartësinë në vendimmarrje të caktuara,” tha Salianji.