Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i është bashkuar protestës që po zhvillohet në Tiranë.

Krah tij është parë edhe Alesia Balliu, ndërsa në ditën e 11-të të protestës mes protestuesve ka qenë gjithashtu edhe ish-deputeti demokrat Asllan Dogjani, i cili ka marrë pjesë në shumicën e ditëve të protestës, së bashku me dy djemtë e tij. Kujtojmë se nga Partia Demorkatike kanë ardhur thirrje që anëtarë t’i bashkohen protestës, madje duke u përpjekur dhe të marrin në dorë organizimin. Nga ana tjetër, qytetarët vijojnë thirrjet kundër klasës politike dhe kundër përfaqësimit nga një logo partiake.