Dhjetëra mbështetës e pritën Ervin Salianjin përpara portës së hekurt të burgut të Fierit, të cilën ai e la pas pas më shumë se nëntë muajsh qëndrimi pas hekurave.

Momenti i daljes së tij u shoqërua me duartrokitje dhe entuziazëm nga demokratët, ndërsa ndër më të zjarrtët ishte Ilir Vrenozi, i cili e puthi në faqe Salianjin në kohën kur ky po jepte një deklaratë për mediat. “Doli tigri”, u shpreh ai me entuziazëm.

Pas përshëndetjes me mbështetësit, ish-deputeti u drejtua drejt një fshati të Fierit, ku, siç tha, Partia Demokratike kishte fituar shumicën e votave në zgjedhjet e 11 majit.