Ish-deputeti Ervin Salianji zhvilloi takimin e dytë të Foltores së iniciuar nga ai, me demokratë të Gjirokastrës, ku komentoi kandidaturat e mbështetura nga PD për postin e Avokatin e Popullit. Salianji shtroi pyetjen, duke thënë se si partia më e madhe opozitare në vend nuk ka guxim të këmbngulë në kandidaturat e saja për postin e Avokatit të Popullit.
“Ne kemi dëgjuar se si PD ka bërë gabim me sistemin zgjedhor, si PD ka bërë gabimin me lënien e mandateve, në reformën në drejtësi. Se si PD ka bërë gabim te mosvlerësimi i njerëzve që janë votuar nga qytetarët duke zgjedhur jo përfaqësues.
Edhe sot që ne diskutojmë, PD na paska bërë një gabim tjetër. Dhe i jap të drejt Berishës që tha që janë firmosur kandidatura që nuk përfaqësojnë qytetarët për Avokat Populli. Si mundet që grupi parlamentar i PD t’i japë Ramës 15 emra për të zgjedhur kë të dojë ai për Avokat Populli?! Si mund PD të mos votojë Besim Ndregjonin? Si mundet PD të mos ketë guximin të thotë që kandidatura jonë do jetë Adriana Kalaja, Skënder Aluci. Si ka mundësi që PD nuk mban qëndrim të qartë…”,– tha Salianji ndër të tjera.


