Kryeministri Edi Rama e nisi me batutë hapjen e punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.
Teksa foli për motin dhe shiun që në një farë mënyre prishi planet e organizmit të Samitit, Rama u shpreh se motin e keq e solli në Tiranë, kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer.
“Shiun në Tiranë e solli Starmer, sa herë largoheni nga Evropa qani”, tha Rama.
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.




