Kryeministri Edi Rama ka ndarë një fotoalbum nga takimet që zhvilloi gjatë samitit të NATO-s, i mbajtur në Ankara.
Në postimin e tij, Rama ka publikuar momente nga takimet me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, Kryeministrin e Malit të Zi, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Samiti mblodhi liderë dhe përfaqësues të vendeve aleate për të diskutuar çështje të sigurisë, mbrojtjes dhe bashkëpunimit në kuadër të Aleancës.















